Vllaznia B e ka mbyllur me fitore kampionatin teksa ka mundur ne ndeshjen e fundit ekipin e Sopotit te Librazhdit me rezultatin 2-0. Per kuqeblute e trajnerit Fatjon Hasani kane shenuar nga nje gol ne secilen pjese loje futbollistet Flori Spahija e Arsen Elbasani.

Shkodranet kane shfaqur me shume deshire ne fushen e lojes dhe kjo eshte konkretizuar me marrjen e kesaj fitoreje ne kete ndeshje te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ne pjesen e pare ka qene mbrojtesi 17 vjeçar Spahija ai qe ka goditur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete dhe duke kaluar ne avantazh Vllaznine B.

Ne pjesen e dyte nderkohe ka qene mesfushori Elbasani qe dyfishoi shifrat. Perfundimisht 2-0 per ekipin shkodran qe mbyll kampionatin kesisoj ne vendin e tete te renditjes me 23 pike te grumbulluara.

Duhet thene se me ardhjen e trajnerit Hasani ne krye te kesaj skuadre, ka patur disa ndryshime per mire teksa skuadra fale edhe nje bashkepunimi te shkelqyer me drejtuesit e Akademise duke marre herepashere lojtare nga ekipet U19 dhe U17.
www.shkodrasport.com