Biznesmeni Alban Xhaferi arriti një marrëveshje partneriteti me Vllazninë dhe Bashkinë Shkodër. Synimi është rikthimi në majat e futbollit shqiptar dhe tejkalimi i shumë problemeve aktuale. Në një lidhje me Supersport, Xhaferi preku shumë tema.

”Ne kemi bërë një marrëveshje partneriteti. Duam të bashkojmë forcat. Marrëveshja ëshët bërë me qëllimin e mirë për të assistuar në çdo qelizë që Vllaznia ka. Ne ia nisim nga akademia, ndërsa ekipi i parë duhet të ketë pretendime. Sa i përket marketingut, duhet t’a rrisim. Këtu ka interes dhe përgjegjëësi.

Tifozët do rikthehen në stadium, gjë që është shumë e rëndësishme. Objektivi jonë duhet të jetë që të kalojmë mesin e sipër. Qëllimi im ëshët jem pjesë e Vllaznisë në kontekstin e aksioneve. Marrëveshja aktuale është 5-vjeçare, ku ka modalitetet e duhura për të arritur aty ku duhet.

Borxhet? Ne do asistojmë në çdo qelizë. Marrëdhënie reciproke, asistenca teknike duhet të jetë kundër disa gjërave. Çdo klub ka një histori. Kur ekziston vullneti, jam optimist. Ne do bëjmë propozime, ndërsa vendimet do merren bashkarisht. Ne do bëjmë strategjinë dhe objektivat.

Me rritjen e pretendimeve, buxheti do rritet. Unë kam ardhur për një projekt mbi të ardhmen. Në Shkodër futbolli ka një interes të jashtëzakonshëm. Në finale, marëveshja më e mirë është e aksioneve. Gjithçka do kohen e vet. Privatizimi i klubeve po shqyrtohet në kuvend ” deklaron Xhaferi./newsport/