HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEBarazim në pjesën e parë, Vllaznia 45 minuta larg kualifikimit historik

Barazim në pjesën e parë, Vllaznia 45 minuta larg kualifikimit historik

Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe kampiones lituaneze Gintra, e vlefshme per Ligen e Kampioneve te Europes ne futboll per femra.

Te dy ekipet jane munduar te krijojne raste, por nuk kane arritur dot te konkretizojne. Me kete rezultat, ekipi shkodran eshte i kualifikuar per ne turin e dyte te ketij kompeticioni, megjithate duhen pritur edhe zhvillimet e 45 minutave te dyta.

Vllaznia po luan me nje formacion te kujdesshem, duke filluar nga portieria Etzel, per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Maliqi, Gjini, Blanchard dhe Bajraktari.

Ne mesfushe perveç Popoviç, jane edhe Dauzat, Mustafaj, Vuliç ndersa ne sulm po luajn amerikania Doyle si dhe Megi Doçi. Kjo e fundit madje mban edhe shiritin e kapitenes ne kete takim.

Edhe ndeshja tjeter e ketij grupi, ajo ne mes Birkirkara dhe Wexfort po flet per Vllaznine sepse irlandezet udheheqin me shifrat 2-1. Ne kete menyre, edhe me nje humbje me nje gol te Vllaznise ne kete takim ndaj Gintra, serish ajo kualifikohet por vajzat shkodrane jane te vendosura per ta fituar ndeshjen.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments