Vllaznia në futboll për femra arrin një sukses historik: Kualifikohet për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës. Ajo e ka fituar këtë të drejtë si skuadra më e mirë e grupit 10 teksa i ka sfiduar të tre ekipet e tjera pjesmarrëse të këtij grupi.

Me barazim 1-1 ndaj kampiones lituaneze Gintra, kjo enderr e prej disa viteve, tashme eshte bere realitet dhe jo me kot, vajzat, stafi teknik dhe presidenti Matija kane festuar gjate ne perfundim te takimit.

Vllaznia luajti me nje formacion te kujdesshem, duke filluar nga portieria Etzel, per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Maliqi, Gjini, Blanchard dhe Bajraktari.

Ne mesfushe perveç Popoviç, jane edhe Dauzat, Mustafaj, Vuliç ndersa ne sulm po luajn amerikania Doyle si dhe Megi Doçi. Kjo e fundit madje mban edhe shiritin e kapitenes ne kete takim.

Sfida përcaktuese ka qenë ajo e ditës së sotme ndaj ekipit lituanez Gintra që luante në fushën e tij. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0.

Në fillimin e së dytës, lituanezet kanë kaluar në avantazh me anë të

Por vajzat shkodrane nuk e kanë humbur toruan dhe kanë vijuar të bëjnë lojën e tyre. Në minutën e 78-të kanë fituar një 11-metërsh që është kthyer në gol nga Megi Doçi.

Më pas nuk ka patur zhvillime të tjera dhe kësisoj i gjithë takimi është mbyllur në barazim 1-1. Vllaznia kësisoj me 7 pikë të grumbulluara ka zënë vendin e parë në grupin 10 dhe është kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës teksa do të jetë njëra prej 32 ekipeve më të mira të kontinentit që do të vazhdojnë rrugëtimin në këtë kompeticion.
© shkodrasport.com