Kohë “karantine” dhe ka asnjë aktivitet sportiv. Kjo padyshim që ka sjellë një stre të madh tek të gjithë, sportistë,
trajnerë por edhe tifozë që ishin mësuar të ishin në shkallët e stadiumeve apo të pallatit të sportit çdo fundjavë.

Dhe në këtë pauzë, ndoshta edhe të tejzgjatur, fotografi i njohur shkodran Mikel Thepina ka gjetur një mënyrë për të
bërë edhe humor. Përmes disa programeve kompjuterike, ai ka arritur t’i shndërrojë futbollistët e Vllaznisë në “yje” të skuadrave më të njohura të futbollit europian.

Thepina ka veshur me fanellën e Realit të Madridit futbollistët Renato Malota, Herald Marku, Behar Ramadani dhe Florind Bardulla, me atë të Barcelonës portierin Kristi Qarri, atë të Bajern Mynih Ardit Krymin, në versionin “Haland” , Silvio Zogajn, me fanellën e Juventusit portierin Alen Sherri dhe atë të Interit portierin tjetër Tedi Laço. Ndërkohë në këtë lojë nuk mungon as Mevlan Adili që është veshur me fanellën e Liverpulit.

Një ëndërr e bukur që në fakt vlen vetëm për kohë karantine dhe kuptohet që nuk duhet t’i bëjë të mendojnë ndryshe vetë ata të cilët duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën për Vllazninë sepse kjo mjafton.
© shkodrasport.com