Italia është një nga vendet më të prekura nga coronavirusi. Shteti italian është kthyer në epiqendrën e këtij virusi duke marrë me qindra jetë njerëzit në ditë, por edhe mijëra të tjerë të infektuar.

Shteti shqiptar i ka ardhur në ndihmë Italisë në këto momente të vështira duke dërguar 10 mjekë dhe 20 infermierë për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve më coronavirus.

Një gjest që është vlerësuar shumë nga italianët të cilët kanë falenderuar Shqipërinë. Një prej tyre është Giani De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares që në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar një pjesë të fjalimit të Kryeministrat Rama e në fund ka një falenderim për shqiptarët./newsport/