Barazim pa vlerë për të dy skuadrat në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin e Vlorës në mes Flamurtarit vendas dhe Vorës. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ka qenë 1-1 dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë e cila nuk i vlen asnjërit prej tyre dhe sidomos vlonjatëve.
Dy golat janë shënuar shumë shpejt, fillimisht kanë qenë vorakët që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Luis Felipe që gjuan saktë me kokë dhe e dërgon topin në rrjetën e portës vendasee që në minutën e 6-të-
Por shtatë minuta më vonë ka qenë Diavara që ka barazuar shifrat. Më tej, do të kishte shumë përpjekje si nga Flamurtari ashtu edhe nga Vora për të shënuar edhe golin e fitores, por asnjëri prej tyre nuk ia ka dalë dhe si rrjedhojë gjithçka është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1.
Me pikën e marrë sot, Flamurtari është sërish i fundit në renditje tashmë me 26 pikë, ndërsa Vora është e pozicionuar në vendin e shtatë me 31 pikë. “Drithërimat” për rënien nga kategoria tek të dy këto ekipe do të jenë prezente deri në javën e fundit të kampionatit.
FLAMURTARI-VORA 1-1
13′ Diavara / 6′ Luis Felipe


