Duket se trofeu i pestë i “Topit të Artë” i fituar nga Cristiano Ronaldo nuk shkon në një linjë dhe nuk përfaqëson pozitën e tij të vërtetë të skuadra e Real Madrid. Sipas raportimeve të “Diaroi Gol”, presidenti i klubit “Los Blancos”, Florentino Perez, po lodhet nga arrogance e Ronaldos që kërkon rishikim të kontratës së tij. Me kusht rritjen e shpërblimit financiar.

Perez që refuzon të rishikojë rrogën e portugezit, nuk beson më se klubi i tij zotëron futbollistin më të mirë në botë.

Gjithsesi, vlera komerciale e Ronaldos detyron Perez që të mos e lejojë yllin portugez që të largohet falas apo me vlerë të ulët, me një mori klubesh të gatshme të paguajnë vlerën e tij në merkato prej €100milionë. Për këtë arsye, presidenti Perez pretendon që futbollisti të blejë kontratën e tij nëse dëshiron të largohet nga Real Madrid.Ndonëse do të preferonte ta mbante në ekip Ronaldon, por ndërkohë i ndërgjegjshëm se nuk mund ta mbajë kundër vullnetit të tij, edhe pse kontrata skadon në vitin 2021, raportimet informojnë se Perez dhe Real Madrid kërkojnë €200 milionë, në këmbim të lirisë.

Një shifër që është shumë herë më e ulët se klauzola e përcaktuar në kontratën e nëntorit 2016, në vlerë prej €1 miliardë, por gjithsesi mbetet dyfish i shumës së pretenduar dhe të konsideruar të drejtë nga vetë Ronaldo. Sipas “Diario Gol”, durimi i Perez me Ronaldon po skadon dhe dëshira e klubit për të afruar Neymar në Bernabeu në merkaton e verës, është një faktor në strategji.telesport.al