Vllaznia do të luajë në mesjavë kundër Universitatea Craiova, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Teksa në sfidën e parë shkodranët arritën të barazonin, edhe në të kthimit duken se do të shkojnë të karikuar në maksimum.

Ekipi rumun i drejtuar nga Laszlo Balint s’po kalon një formë të mirë dhe kjo shihet në rezultatet e regjistruara në kampionat.

Sot, Universitatea Craiova është përballur me Universitatea Cluj, ku ka barazuar 1-1. Kjo është ndeshja e dytë për këtë edicion sportiv dhe sërish rumunët s’kanë mundur të marrin më shumë se 1 pikë.

Ndeshja Universitatea Craiova – Vllaznia është programuar të luhet të enjten në 28 korrik, në orën 19:30./newsport/