Partizani barazoi të diel 1-1 me Vllazninë. Ndeshja e javës së tretë në Superligë dhuroi nga një pikë për dy skuadrat, ndërsa legjenda e Partizanit, Edmond Dosti ka analizuar Demat e Dajës.
Për ish-bomberin, të kuqtë kishin disa mangësi, mes tyre topat pas shpine, apo ngathtësia e Cardoso. Nga ana tjetër edhe një kritikë për Herald Markun, që sipas Dostit ishte nën nivelin e tij.
“Si e pashë unë ndeshjen”
Cara duhet të marrë topa pas shpine të kundërshtarit, pasi është i shkathët fiton kohë me startin që ka por duhet të japi më shumë ne fushë.
Kardozo nuk duhet të luajë, është lojtar inteligjent, por shumë i ngadaltë.
Zhunior duhet të luajë me pranë portës është i vetmi lojtar i rrezikshëm para portës.
Rrapaj me pelqeu, ka pasimin e sakte.
Gligorov i ngadaltë dhe nuk del dot në fundore.
Shehi, shumë i gjatë nuk mund të luajë në krahë të mbrojtjes, e të mbulonte Latifin, pasi gjatësia e ul shkathtësinë.
Marku ishte sot shumë dobët nën niveli e tij”, shkruan Dosti.