Ditet e fundit emri i tij eshte lidhur jo pak edhe me Vllaznine si nje perforcim i mundshem i saj ne repartin e mesfushes. “Shkodra Sport” ka raportuar vazhdimisht ne lidhje me zhvillimet e merkatos kuqeblu dhe emri i Ardit Hiles ka qene prezent.

Ai mbylli maredheniet e tij me ekipin e Kukesit dhe ishte vene ne kerkim te nje ekipi te ri teksa ishte ne bisedime me disa prej tyre, perfshi ketu edhe ate shkodran.

Por nderkohe sipas “Panorama Sport” qe nga burime të sigurta në klubin bardheblu ka mesuar se sot mesfushori elbasanas do të firmosë zyrtarisht, pasi ka rënë dakord më parë me drejtuesit e Tiranes.

Hila ishte në bisedime edhe me Vllazninë, por ka zgjedhur kampionët. Mesfushori elbasanas luajti me Kukësin në sezonin e fundit, ndërsa tri vite më parë u shpall kampion me Partizanin.