Për “Topin e Artë” që akordohet nga revista prestigjioze francize “France Football” votojnë gazetarët nga çdo vend i Botës.

Për Shqipërinë të drejtën e votës e ka gazetari i shquar i sportit, Besnik Dizdari, i cili është njëherësh edhe presidenti i Nderit i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë në Shqipëri (ASPA) si dhe kolumnist i gazetës “Panorama Sport”.

Çdo gazetar kishte të drejtë të zgjidhte 5 emra futbollistësh dhe t’i vlerësonte me pesë pikë vendin e parë, 4 të dytin, 3 të tretin e kështu me radhë.

Përveç kësaj gazetarët kanë votuar edhe për portierin më të mirë, me të njëjtin sistem vlerësimi, duke përzgjedhur tre emra. Gazeta mëson ekskluzivisht edhe votimin e Dizdarit, i cili është ky:

1.JORGINHO (5)

2.Lionel Messi (4)

3.Robert LEWANDOWSKI (3)

4.Leonardo BONUCCI (2)

5.PEDRI (1)

« Trophee Yachine » 2021

1.Gianluigi DONNARUMMA (3)

2.Emiliano MARTINEZ (2)

3.Edouard MENDY (1)