Lionel Messi fitoi Topin e Artë për të shtatën herë. Ai ka dhënë një deklaratë menjëherë pas dhënies së çmimit, duke i habitur të gjithë. Messi shprehet se Lewandowski e meritoi tërësisht këtë çmim dhe shton se shpreson se polaku ta fitojë herën tjetër.

“Me të vërtetë dua të them se është një nder që kam luftuar me Lewandowskin. Ai do ta kishte merituar çmimin, sepse padyshim që do ta kishte fituar vitin e kaluar.

France Football duhet t’jua njohë këtë çmim dhe shpresoj se ata mund t’ju kompensojnë me një Top të Artë. Vitin e kaluar do të kishit qenë fituesi i duhur dhe mendoj se duhet ta keni këtë çmim në shtëpi”- tha ai.

Robert Lewandowski u rendit në vendin e dytë. Edhe pse lojtari i Bayern ka kaluar një vit ëndrrash me paraqitje të mëdha, si duket, kjo nuk mjaftoi./newsport/