Ka mjaftuar humbja e fundit ndaj Terbunit dhe Shkumbini ka shkarkuar nga detyra trajnerin Love Kestelot. Peqinasit bëjnë me dije se detyrën e re do e marrë Sokol Branica.
Humbjet e fundit dhe vendi i parafundit në Kategorinë e Parë ka sjellë këtë lëvizje, me Keselot që u bashkua në janar me peqinasit. Kujtojmë se dje edhe Butrinti shkarkoi trajnerin Artan Bano.
Njoftimi:
KF Shkumbini nderpret mardheniet me trajnerin Love Kestelot.
Detyren e trajnerit do e mare trajneri Sokol Branica!
Falenderojme trajnerin Love Kestelot per kontributin dhe gjithashtu i urojme trajnerit Sokol Branica suksese per detyten e re!