Kukësi dhe Teuta luajnë të shtunë në 16:45 për javën e 22 të Superligës. Ndeshja do zhvillohet në “Loro Boriçi”, me drejtuesit e Vllaznisë që kanë rënë dakord me kërkesën e verilindorëve.
Me “Kukësi Arena” që ende nuk është gati për inaugurimin prej barit, duket se edhe këtë javë Kukësi do luajë në fushë neutrale, siç ka bërë tre vitet e fundit.
Me “Air Albania” dhe “Elbasan Arena” që do përdoren në fundjavë, për verilindorët kishte mbetur vetëm stadiumi i Shkodrës.
Ende nga klubi nuk është konfirmuar zyrtarisht diçka e tillë, teksa mësohet se palët kanë gjetur akordin. Pra, sfida mes Kukësit dhe Teutës në fundjavë, pikerisht te shtunen ne ora 16.45 do të luhet në “Loro Boriçi”.