Reshjet e shumta të shiut kanë shtyrë ndeshjen e sotme të kampionatit të 19-vjeçarëve, atë mes Shënkollit dhe Vllaznisë që duhej të ishte luajtur në fushën sportive të Shënkollit.

Për shkak të kushteve shumë të rënduara atmosferike dhe reshjeve, kjo ndeshje, e vlefshme për kampionatin e 19-vjeçarëve, është pezulluar dhe shtyrë.

Ka qene vete Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit, qe e ka marre nje vendim te tille, kuptohet me mirekuptimin e te dy ekipeve.

Kjo përballje do të luhet nesër në orën 14:00. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike, që kanë bërë që kjo ndeshje të anullohet.

Vllaznia do te udhetoje drejt me qellimin e vetem per ta fituar kete ndeshje, fitore kjo qe do te ishte e teta rradhazi per te dhe vijim i kryesimit te renditjes e vetme edhe pas kesaj jave.
Maringlen ZHIVANI