“Air Albania” fiton sërish ndaj rivalit të saj kryesor, ekipit MFC Panthers dhe tashmë titulli kampion është thuajse një formalitet teksa i duhet të marrë edhe vetëm një pikë në katër ndeshjet e mbetura për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion.
Ndërkohë duke përfituar nga humbja e MFC Panthers, ekipi i “Manchester United” pas fitores këtë javë 4-3 me ekipin e Gurit të Zi, është ngjitur në vendin e dytë të renditjes, vend që do të synojë ta mbajë deri në fund.
Gara pritet të vazhdojë e fortë, megjithatë tashmë thuajse janë përvijuar edhe verdiktet e këtij kampionati ku gara e vetme duket se do të jenë ajo për vendin e dytë në renditje.
Rezultatet e javës së 10-të
Vllaznimi – Don bosko 9-4
Manchester – Gur i Zi 4-3
Olimpik – Shqiponja 3-4
Air Albania – Panthers 3-1
Renditja :
1. Air Albania 30 pike
2. Manchester 18
3. Panters 17
4. Shqiponja 15
5. Vllaznimi 13
6. Don Bosko 12
7. Gur i Zi 10
8. Olimpik 3