Nese Shkodra eshte shquar per te gjithe sportet, per historine dhe sukseset e tyre, ky qytet eshte shquar edhe per gazetaret sportive. Prej tij kane dale historiane te shkelqyer, gazetare te mrekullueshem, statisticiene te rralle e komentatore fantastike.

Ne vitet ’80 ne kabinen e transmetimit te Radio Shkodres dhe Radio Tiranes, perkrah te mirenjohurit Ymer Striniqi u shfaq edhe nje tjeter radiokronist- Pal Toma.

Po ndalem sot tek ky personazh i njohur dhe ndoshta i harruar disi ngaqe jeton prej vitesh bashke me familjen e tij ne Itali sepse kjo dite eshte e veçante per te, feston 67 vjetorin e lindjes. Me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron Pal Tomes edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur ne Shkoder me 15 mars 1956 dhe ne rinine e tij perpos te tjera duke patur si enderr komentimin e ndeshjeve, fiton nje vend mes radiokronisteve me te mire te vendit.

Tifozet shkodrane dhe jo vetem, e kujtojne besoj edhe sot e kesaj dite zerin e tij te veçante (te ngjashem me ate te Ismet Belloves) ne komentimet e ndeshjeve, emocionet qe ai perçonte tek ata permes valeve te radios.

Pal Toma pas viteve ’90 nderkohe per disa kohe ka punuar edhe prane TV Rozafa jo vetem duke transmetuar ndeshje te ndryshme por edhe duke drejtuar Rubriken Sportive. Ka lene gjurme me punen e tij dhe padyshim qe meriton respekt nga te gjithe.
Gjergj KOLA