Ndeshja Partizani- Vllaznia qe do te luhet pasditen e sotme ne ora 17.00 ne stadiumin “Partizani”, konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet qe duan te avancojne me
tej ne kete kompeticion.

E ndersa rendesia e ndeshjes eshte e madhe, nuk eshte konsideruar nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit. Ai nuk ka zgjedhur asnjerin prej arbitrave qe mbajne stemen e FIFA-s per kete ndeshje.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor per kete takim eshte perzgjedhur Kreshnik Barjamaj. Megjithate pavaresisht se nuk ka stemen e FIFA-s si kryesor, arbitri i kolegjiumit te Tiranes e ka pervojen e mjaftueshme per ta drejtuar siç duhet kete ndeshje çerekfinale.

Vllaznia vjen me avantazhin 3-1 te krijuar nga ndeshja e pare ne Shkoder dhe sigurisht qe ka me shume shanse per kualifikim, por asgje nuk ka perfunduar. Partizani do te tentoje me çdo kusht t’i permbyse shifrat dhe per rrjedhoje pritet nje takim shume interesant./SHKODRA-SPORT.COM/