Janë diskutuar shumë mundësi por në fund, ka përfunduar në Peqin. Bëhet fjalë për vendin se ku do të zhvillohet ndeshja e javës së gjashtë të kampionatit të Superligës, ajo në mes Luftëtarit dhe Vllaznisë. Gjirostritët si skuadër pritëse, duke qenë se ende nuk e kanë gati stadiumin e tyre, kanë qenë të detyruar të gjejnë një stadium tjetër. Në Ballsh, aty ku luajnë zakonisht, ka qenë e pamundur sepse edhe Bylisi vendas ka ndeshje brenda për kampionat. Më pas u hodh ideja për në Sarandën e largët megjithatë stadiumi i këtij qyteti nuk plotëson kriteret e Federatës për një ndeshje të Superligës.

Pas studimit të mundësive të tjera, më në fund është arritur në akordin me stadiumin e qytetit të Peqinit. Pikërisht në këtë stadium do të luhet ndeshja pasnesër mes këtyre dy ekipeve. Drejtuesit e Vllaznisë në fakt kanë qenë të shqetësuar në lidhje me këtë fakt sepse u duhej të planifikonin në kohë hotelin ku do të akomodohen në pragndeshje dhe shumë gjëra të tjera megjithatë tashmë ata duhet të mendojnë për ndeshjen e cila duhet të mendojnë për të marrë masat për ta fituar këtë takim.

© shkodrasport.com