Futbollistët shkodranë e kemi thënë shpesh që janë të shpërndarë në kampionate të ndryshme, por edhe në vende të ndryshme. Kjo ka qenë një fundjavë pozitive për disa prej tyre që në të shkuarën kanë qenë edhe pjesë e Vllaznisë.

Alsid Tafili, tashmë pjesë e Besës së Kavajës ka gjetur rrugën e rrjetës me verdhezinjtë këtë javë. Po ashtu ka bërë edhe Eridon Qardaku, pjesë e Bylis që ka shënuar në fitoren e ballshiotëve. Në Kosovë ishte Antonio Marku që shënoi në këtë javë, duke u bërë protagonist.

Edhe Ndue Mujeci ka shenuar ne kampionatin malazez per ekipin e tij Jezero, ndonese goli nuk ka vlejtur shume sepse kjo skuader eshte mundur me rezultatin 2-4 ne fushen e tij.

Po ashtu Erald Çinari ishte një nga më të mirët në fushë për skuadrën turke të Samsunspor. Sulmuesi dhuroi asist në fitoren e skuadrës së tij duke u vlerësuar për performancën e zhvilluar.
Erald ÇINARI