Ermal Barushi, ish-gjyqtari i cili tashmë është në rolin e administratorit te klubi i Dinamos, ka lëshuar akuza të ashpra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale drejtuar Sokol Jarecit dhe Shpëtim Duros.
Pas humbjes 2-1 ndaj Laçit, ai ka kritikuar si punën e të parit, ashtu edhe kritikat e këtij të dytit drejtuar bluve, duke e thumbuar me historinë e “kuzhinierit” Ticiano Gori që tekniku tregoi pak ditë më parë.
“Turp. penallti skandaloze, më pas goditet topi nga pika e penalltisë duke lëvizur nga perimetri i tij. VAR-i në duar të papërgjegjshme. Nëse e ka parë kush dizenjatorin, duhet ta lajmërojë sepse telefonin e ka bllok.
Edhe një porosi kam për një kuzhinier shqiptar, të paktën ti s’duhet të përmendesh emrin e Dinamos sepse ke një detyrim moral, ka ikur koha kur bënit sekserin!”, shkruante Barushi në postimin e tij.