HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania godet në merkato para startit të kampionatit. Merr mbrojtësin shtatëlartë

Basania godet në merkato para startit të kampionatit. Merr mbrojtësin shtatëlartë

Te dielen siç kemi bere te ditur, do te startoje kampionati i kategorise se trete ne futbollin shqiptar dhe pjese e tij per te dytin vit rradhazi eshte edhe ekipi i Basanias qe perfaqeson Qarkun e Shkodres.

Ne edicionin e ri, ndryshe nga ai i vjetshmi qe sherbeu per te marre eksperiencen e duhur, ekipi i drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani duket se ka pretendime shume ambicioze. Kete e tregojne edhe disa nderhyrje qe ka bere ne merkato presidenti Ermir Shimaj.

Keshtu, pasi kane bindur per te veshure fanellen e Basanias ish-kapitenin e Vllaznise U21 Egzon Shimaj, ata kane bere nje tjeter perforcim te rendesishem: Behet fjale per mbrojtesin shtatelarte Olsi Shema.

Edhe ai ka qene pjese e Vllaznia U21, me pas kaloi tek Murlani ndersa per nje sezon e gjysem se fundi luajti me ekipin e Orikut ne kategorine e pare te futbollit shqiptar. Ne sezonin e ri i kane bere oferte per te qendruar serish aty, por Shema ka vendosur te ndryshoje skuader.

Dhe si rrjedhoje eshte bindur per te qene pjese e Basanias. 24 vjeçari eshte nje garanci per prapavijen e kesaj skuadre ne objektivat e saj per t’u ngjitur nje kategori me lart ne fund te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments