Tjeter fitore e shkelqyer e Basania U17 dhe pas javes se 8-te te kampionatit ajo kryeson me merite renditjen e kampionatit duke treguar edhe njehere tjeter se do te jete nje nga pretendentet e forta per t’u ngjitur ne Kategorine Superiore ne fund te sezonit.

Paraditen e sotme ajo ka arritur nje fitore shume te bukur pikerisht ne “derbin” me KF Murlanin ne shifrat 6-2. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Bushatit, duke dhuruar emocione te shumta tek te pranishmit.

Loja sidomos ne pjesen e pare ka qene me shume emocione. Basania ka kaluar e para ne avantazh me ane te futbollistit Elvis Ibishaj dhe me pas dyfishuan me Saman Lluka, por menjehere ka reaguar Jurgen Kameri qe ngushton shifrat per Murlanin.

Ibishaj do te shenonte te tretin per Basanian, por perseri miqte ngushtojne shifrat me ane te Jurgen Prezes dhe pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin e ngushte 3-2. Por pjesa e dyte do ishte krejt tjeter gje. Djemte e drejtuar nga trajneri Donaldo Lari kane arritur te shenojne edhe tre gola te tjere.

Ka shenuar serish Lluka, nderkohe qe do shenonte nje dygolesh edhe Ergys Puka duke bere qe e gjithe ndeshja te mbyllej me rezultatin e thelle 6-2 ne favor te Basanias. Me kete trepikesh ajo ngjitet ne kuoten e 21 pikeve duke mbajtur vendin e pare nderkohe qe ndiqet nga ekipi tjeter shkodran, ai i Scutarit me 18 pike ne vendin e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/