HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREBashkia merr vendimin për privatizim, klubi i Kategorisë së Parë në shitje

Bashkia merr vendimin për privatizim, klubi i Kategorisë së Parë në shitje

Eriselda Sefa e quan të shpëtuar sezonin. Kryebashkiakja mendon se skuadra është në rrugën e duhur dhe një qetësi vjen nga 21 pikët e grumbulluara në fazën e dytë. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, e para e qytetit dhe njëherësh presidentja e Lushnjës flet për infrastrukturën, të ardhmen dhe mbi të gjitha privatizimin.

l
PRIVATIZIMI

Kryetarja konfirmon se shumë shpejt do të nisë procesin e privatizimit dhe nuk mungojnë as të interesuarit për t’u afruar te Lushnja e futbollit. “Klubi i futbollit vijon të jetë 100% në varësi të Bashkisë së Lushnjës.

Jemi duke hulumtuar për të gjithë procesin e privatizimit, por edhe për të gjithë donatorët që janë të interesuar për Lushnjën.

Blerja e aksioneve? Këto janë të përcaktuara në ligj. Aktualisht në statutin e KF Lushnja thuhet qartë se 51% të kuotave i mbeten Bashkisë së Lushnjës, ndërsa 49% mund të kalojnë te privati”, deklaroi presidentja e klubit, pa dhënë detaje për emrat e të interesuarve.

Ajo sqaron edhe të ardhmen, ndërsa qartazi pritet që investimet të jenë më madhore dhe objektivat po ashtu:

“Për kampionatin tjetër do të kemi disa objektiva të përcaktuar më qartë. Si për ekipin e parë, ashtu edhe për ekipet zinxhir duke qenë se shumë shpejt do të vendosen në funksion terrenet sportive aq të munguara dhe që ishin një pjesë e kërkesave madhore dhe të vetë trajnerëve. Si të ekipit të parë edhe të moshave. Duhet të ngrinim terrenet sportive, që t’u jepnim mundësi për një performancë më të mirë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments