Zgjidhet problemi I pjesmarrjes së ekipeve të basketbollit dhe volejbollit të klubit Vllaznia në kampionatet kombëtare por mbetet një ngërç I madh ai për disa ekipe të tjera për pjesmarrjen në aktivitetet e tjera që kanë mbetur për t’u zhvilluar deri në fund të këtij viti. Bashkia Shkodër, në kuadër edhe të shkurtimit të shpenzimeve administrative në këtë fund- viti ka vendosur që të përshijë në këto shkurtime edhe sportin. Konkretisht klubin shumësportësh Vllaznia. Bëhet e ditur se institucioni I pushtetit lokal nga I cili merr fondet klubi, ka vendosur që të akordojë 30 për qind më pak të fondeve për periudhën tetor- dhjetor 2012. Me t’u bërë publik lajmi për mundësinë e mospjesmarrjes së disa ekipeve të shumësportëshit shkodran në kampionatet kombëtare, ka ardhur edhe reagimi I Bashkisë Shkodër. Ka qenë nënkryetari I saj Ritvan Troshani ai që ka thirrur dje në zyrën e tij shefin e këtij klubi Gëzim Mema për ta sqaruar se çfarë po ndodh. Atë çfarë është biseduar dhe çfarë është vendosur, e ka bërë të ditur për gazetën inspektori I sporteve pranë Bashkisë Shkodër Beniamin Idrizi që do shprehej: “Nuk bëhet fjalë për bojkot të kampionateve apo për moskalim të fondeve ngaqë ekipet sportive nuk janë shndërruar në shoqata. Ky është një problem që do fillojë zbatim në janar të vitit të ardhshëm. Zhurma që është bërë, më tepër ka qenë një keqkuptim. Bashkia Shkodër, në kuadrin e festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë, ka vendosur të bëjë disa shkurtime fondesh për disa shpenzime administrative për drejtori të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe sportin. Në kushte të tilla, është vendosur që klubi shumësportësh Vllaznia të ketë 30 për qind fonde më pak për periudhën e mbetur deri në fund të këtij viti. Në kushte të tilla, edhe me drejtuesit e klubit është rënë dakord që të vazhdojë pjesmarrja e rregullt e ekipeve të basketbollit dhe volejbollit në kampionat meqë ky është kompeticioni më I rëndësishëm për ta dhe disa lloje të tjera sportesh për të cilat ka mbetur pa u zhvilluar ndonjë Kupë Shqipërie apo ndonjë aktivitet tjetër. Kjo është zgjidhja që është rënë dakord për këtë periudhë, e përsëris deri në fund të vitit 2012 sepse në janar të vitit të ardhshëm do të ndryshojë edhe mënyra e financimit pasi do fillojë funksionimi I ekipeve sportive si shoqata”. Sqarimi I drejtorit Idrizi është I qartë. Basketbolli dhe volejbolli do marrin pjesë në kampionat por nuk do ketë lekë për boksin në Kupën e Shqipërisë, për pingpongun, hendbollin apo ndonjë sport tjetër që ka aktivitete për të zhvilluar gjatë kësaj periudhe 2 mujore. Gjërat janë të qarta. Shumësportëshi shkodran nuk po kalon momente të mira dhe me shumë siguri gjërat do vështirësohen edhe më shumë pas janarit të vitit të ardhshëm. E rëndësishme është që për momentin kampionatet për ekipet e lojërave me dorë do vazhdojnë.
www.shkodrasport.com