Pas dy ditesh do te nise zyrtarisht festimi i 100 vjetorit te krijimit te klubit te pare ne Shqiperi- Vllaznise. Bashkia Shkoder ka çelur sot siparin e aktiviteteve qe do te organizohen me kete rast.

Gjeja e pare qe ka bere ka qene publikimi i simboleve qe do te perdoren per kete feste. Ja çfare shkruhet ne faqen e Bashkise Shkoder per ete gje:

“Bashkia Shkodër çel siparin e festimeve të 100 vjetorit të VLLAZNISË. ❤️💙

Këto do të jenë dy simbolet që do shoqërojnë gjithë fushatën e këtij viti jubilar.

Gjithçka lindi si një shtrëngim duarsh 100 vite më parë dhe ne urojmë të triumfojë në pafundësi.

Shalli i tifozit që përfaqëson shpirtin sportiv të çdo shkodrani, mbështjell dhe mbështet gjithmonë e më shumë skuadrën e bashkë me të projektohen në pafundësi”.