Bashkia Shkodër ka njoftuar anëtarët e këshillit bashkiak se ka nisur dërgimi nga vetë bashkia dhe FSHF përmes një sërë shkresash për marrjen e stadiumit “Loro Boriçi” në dorëzim.

Për anëtarët e këshillit bashkiak nisja e bisedimeve për stadiumin me FSHF pas 3 vitesh është thuajse e papranueshme sepse duhej të ishte bërë shumë më përpara.

Më 11 korrik të këtij viti FSHF i është drejtuar me një shkresë bashkisë duke i propozuar dy variante ose stadiumin ta menaxhojë plotësisht FSHF ose bashkia Shkodër.

Në përgjigje të kësaj shkrese bashkia i ka bërë të ditur federatës së për marrjen e stadiumit në dorëzim mungojnë disa dokumentacione të rëndësishme si leja e ndërtimit, akti i kolaudimit apo edhe disa të tjera.

Bashkia nuk do e marrë stadiumin në dorëzim nëse nuk plotësohet dokumentacioni përkatës. Gjatë mbledhjes së këshilli bashkiak u ngrit edhe çështja e mosdhënies së shpërblimit për boksierët e Vllaznisë./star=plus/