Titujt e shume kampione, individuale dhe ekipore, perfaqesimi dinjitoz qe i kane bere emrit te Vllaznise ne garat kombetare dhe nderkombetare, sot jane shperblyer ne njefare menyre nga Bashkia Shkoder dhe Sportklub Vllaznia.
E kemi fjalen per mundesit me te mire ne historine e ketij klubi te cilet permes nje ceremonie interesante jane dekoruar me titullin “Mirenjohje” nga Bahkia Shkoder, ne kuadrin e aktiviteteve te organizuar ne nder te 100 Vjetorit te themelimit te shoqnise Vllaznia.
Mesditen e sotme, ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, gjate zhvillimit te garave te kampionatit kombetar per te rritur, eshte shfrytezuar nje moment pauze per te zhvilluar ceremonine e nderimit te tyre.
Ka qene kryebashkiakja Voltana Ademi ajo qe ka falenderuar ne emer te institucionit qe drejton, te gjithe mundesit dhe trajneret qe kane kontribuar ne vite per ngjyrat e ketij klubi duke ia lartesuar edhe me shume emrin.
Keshtu, ne sportin e mundjes se lire jane nderuar me kete titull disa personalitete duke filluar nga Eljaz Ahmeti qe eshte vleresuar si “Trajneri i shekullit” per te vijuar me nderimet per te vazhduar me Tasim Rexhen, Dede Bregu, Tonin Dema, Rrok Bardeli, Agustin Mhilli, Alfred Bardeli, Selaudin Rexha, Isa Vejuka, Luigj Zefi, Jetmir Elezi e Qamil Bajrami qe jane vleresuar si “mundesit me te mire te shekullit ne stilin e lire”.
Keto vleresime jane vijuar edhe per mundjen klasike ku trajneret me te mire jane veçuar Qazim Elbasani dhe Bajram Agovi ndersa sportistet me te mire jane vleresuar Elis Guri, Mirash Vuksani, Eljaz Guri, Naim Pepa, Paulin Sterkaj, Seit Fishta, Ali Amza, Nikoll Grimaj, Gjon Leka, Gjovalin Çuni dhe Sander Leka.
www.shkodrasport.com