Olimpiakos U17 ka vijuar me rezultatet e tij pozitive dhe me shkodranin Andreas Ndoj ne perberje te tij, vijon rrugetimin drejt vendit te pare te renditjes.

Sot, ky ekip ka luajtur ne transferte ndaj Panionios dhe ka fituar me rezultatin 1-0, ne ndeshjen e vlefshme per javen e 8-te te kampionatit grek te kesaj grupmoshe, fale golit te shenuar nga Zougias ne minuten e 32-te.

Lojtaret e Olimpiakos te drejtuar nga Dimitris Mavrogenidis u kthyen në këtë mënyrë te fitoret dhe me 17 pikët e grumbulluara pas kesaj jave, e kane ngushtuar ne vetëm një pike diferencen me Asteras Tripolis qe kryeson renditjen e ketij kampionati.

Ndoj vazhdon te beje paraqitje shume te mira ne rradhet e ketij ekipi dhe jo vetem eshte titullar ne çdo ndeshje por eshte shnderruar edhe pike referimi per stafin teknik ne repartin e mesfushes se Olimpiakos U17.

Siç dihet, kohet e fundit shkodrani Andreas Ndoj qe me pare ka qene pjese e kombetares se Shqiperise te kesaj grupmoshe, mori nje ftese nga Kombetarja e Greqise me te cilen tashme ka debutuar.
www.shkodrasport.com