Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBashkia Shkodër, nesër edhe 100 milionë të tjera për Vllazninë

Bashkia Shkodër, nesër edhe 100 milionë të tjera për Vllazninë

Financimet për shoqërinë aksionere Vllaznia nga Bashkia Shkodër duket se nuk do të mungojnë. Pas 60 milionë lekëve që Këshilli Bashkiak akordoi pak ditë më parë në mbledhjen e tij të fundit, nesër pritet të miratohet edhe një tjetër fond për klubin e futbollit, të shndërruar në shoqëri aksionere dhe me pronare 100 për qind të aksioneve Bashkinë.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Bashkisë Shkodër z. Ritvan Troshani i cili është njëkohësisht edhe kryetar i këshillit mbikëqyrës të shoqërisë aksionere. “Në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak, do të bëjmë një kërkesë për anëtarët e tij për të shtuar me 10 milionë lekë të reja sërish fondin për shoqërinë aksionere të Vllaznisë. Kjo bëhet për të rritur vlerën e aksioneve të kësaj shoqërie aksionere dhe për të plotësuar nevojat e skuadrës të paktën deri në janar”-ka thënë ai.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments