Shtohen aktivitetet sportive të organizuara nga Bashkia Shkodër këtë verë. Plazhi i Velipojës sigurisht që nuk mund të mungonte pa një aktivitet të tillë dhe natyrisht që “beach volej” është më i preferuari zakonisht në kohë plazhi. Kështu do të ndodhë ditën e nesërme teksa në ambjentet e plazhit do të zhvillohet një turne i këtij lloj sporti të volejbollit të rërë. Ndeshjet do të nisin në orën 09.00 të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në orën 19.00. Vendi ku do të zhvillohen ato është në fund të pedonales, në anën e Vilunit. Natyrisht që sporti i volejbollit është nga më të preferuarit në periudhën e plazhit nga rinia dhe jo më kot, janë disa fusha të ngritura ku në çdo orë të ditës ka shumë njerëz që argëtohen. Megjithatë dita e nesërme do të jetë e veçantë sepse kemi të bëjmë me një aktivitet të mirëorganizuar nga Bashkia Shkodër dhe ku pjesmarrës do të jenë edhe sportistë profesionistë por edhe amatorë që do të tentojnë të jenë ata fitues të turneut.
© shkodrasport.com