Të shtunën në kryeqytet në sallën “Farie Hoti” u zhvillua edhe sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë, takim që uli siparin e javës së 10-të. Vajzat bardheblu të trajneres Mirza Alibegaj fituan me rezultatin 71- 53, duke i mbyllur llogaritë që në pjesën e parë.

Tirana e filloi furishëm për të triumfuar 25-7 në periodën e parë. Në periodën e dytë kryeqytetaset fituan 18-16, duke shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me 25 pikë avantazh.

Në pjesën e dytë Vllaznia u paraqit më mirë, teksa i fitoi dy periodat e mbetura 22-17 dhe 12-11 por kjo nuk shërbeu për t’ia ndryshuar rrjedhën ndeshjes.

Për sa i përket renditjes, Flamurtari kryeson me pikë të plota (20), i ndjekur nga Partizani dhe Tirana me 18, por të kuqet renditen të dytat pasi kanë në favor të tyre si ndeshjet direkte, ashtu edhe pikavarazhin. Ndërkohë vendi i katërt dhe i fundit që të dërgon në “play off” aktualisht shkon për Elbasanin.