Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBasketboll femra/ Vllaznisë i largohet një nga titullaret. Ikën tek Tirana

Basketboll femra/ Vllaznisë i largohet një nga titullaret. Ikën tek Tirana

Sikur të mos mjaftonte ecuria jo e mirë e ekipit të basketbollit të femrave të Vllaznisë, atij tashmë i janë shtuar edhe më shumë problemet. Kjo ngaqë nga rradhët e këtij ekipi është larguar një nga titullaret. Bëhet fjalë për Edona Berranija. Ajo prej disa ditësh ka braktisur skuadrën shkodrane dhe i është bashkuar Tiranën. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ajo në një prononcim për telesport kur është shprehur se Vllaznia nuk ishte mirë këtë vit dhe problemet financiare gjithashtu ndikuan, që basketbollistja të pranonte ofertën e Tiranës.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të veprojë trajneri Rasha për ta zëvendësuar atë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments