Pa Dashjen me probleme shëndetësore dhe me Rreshpjen që ka luajtur vetëm 2 minuta, Vllaznia e basketbollit të femrave e ka patur të vështirë të përballojë Studentin dhe si rrjedhojë është detyruar të pranojë humbjen. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit është fituar nga ekipi vendas me rezultatin 59-41.

Me problemet që skuadra shkodrane ka patur me dy prej lojtareve më të rëndësishme të saj, ia ka bërë më të lehtë punën ekipit të Studentit i cili është vënë në udhëheqje të rezultatit që në periodën e parë e cila u mbyll në shifrat 20-9 në favorin e tij.

Kaq ka mjaftuar që më pas ta administrojë avantazhin dhe perioda e dytë do të mbyllej 15-12 po për Studentin që shkon në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 14 pikësh në favorin e saj.

Dy periodat e fundit do të mbylleshin në shifrat 16-8 dhe 8-12, por pa ndryshuar asgjë sa i takon skuadrës fituese të kësaj ndeshje teksa Studenti mundi Vllazninë me një diferencë prej 18 pikësh.(www.shkodrasport.com)

STUDENTI- VLLAZNIA 59-41
(20-9, 15-12, 16-8, 8-12)

VLLAZNIA: Dibra (3), Haka (8), Rreshpja (0), Med. Hykaj (13), Mel. Hykaj (7). U aktivizuan edhe Kryeziu e Haxhija. Trajnere Medina Mustafa.