Do te luhet neser ne Shkoder sfida e trete gjysmefinale e kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj, ajo ne mes Beselidhjes dhe Tiranes. Ndeshja do te filloje ne ora 18:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe pritet me interes nga te dy ekipet.

Arsyeja e spostimit te ndeshjeve te ekipit lezhjan nga Tirana ku i ka luajtur deri me tani, ne Shkoder, ka te beje me demtimin e parketit te pallatit te sportit “Asllan Rusi” ne kryeqytet dhe nuk perjashtohet mundesia qe edhe ndeshjet finale t’i luaje ne “Qazim Dervishi”.

Drejtuesit e Beselidhjes mesohet te kene vendosur ne dispozicion te tifozeve lezhjane mjetet e transportit dhe si rrjedhoje numri i tyre pritet te jete i konsiderueshem. Por atyre mendohet t’u shtohen edhe tifozet shkodrane qe do te jene te interesuar per te pare kete sfide te rendesishme. Ju kujtojme qe hyrja e tifozeve ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te jete falas.

Beselidhja i ka fituar dy ndeshjet e para gjysmefinale dhe ne rast fitoreje edhe neser ne Shkoder, atehere ajo te kualifikohet per ne finalen e kampionatit. Gjasat jane qe te ndodhe keshtu sepse kemi te bejme me nje ekip shume te mire i cili ne kete sezon ka patur nje ecuri fantastike, prej 22 fitoresh te arritura ne po kaq ndeshje te luajtura.

Ne keto rrethana, djemte e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali (kujtojme qe ne rradhet e Beselidhjes eshte edhe basketbollisti shkodran Robert Shestani) jane te vendosur per ta kurorezuar me sukses kete ndeshje dhe per te pare drejt finales sepse objektivi i tyre i vetem eshte fitimi i titullit kampion./www.shkodrasport.com/