Vllaznia ne basketboll per femra ka marre nje fitore te thelle ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj kane triumfuar me shifrat 75-23 ndaj Barletit.

Loja eshte kontrolluar nga fillimi e deri ne fund prej tyre. Kjo eshte pare qe ne sekondat e pare dhe me pas basketbollistet e Vllaznise kane ardhur duke e thelluar diferencen. Perioda e pare eshte mbyllur 16-4 ne favor te saj.

Ne te dyten ajo ka ardhur duke u thelluar dhe vajzat kuqeblu kane fituar me rezultatin 25-7 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 30 pikesh ndaj kundershtarit.

Perioda e trete ka qene e veçante sepse ne 10 minuteshin e saj, Barleti nuk ka shenuar qofte edhe nje pike te vetme, nderkohe qe Vllaznia ka shenuar 18. Ne te katerten u sigluan shifrat 16-12 dhe ne kete menyre krejt ndeshja do te mbyllej me rezultatin 75-23.

Nje rezultat qe tregon me se miri edhe diferencat ne mes dy ekipeve. Tek Vllaznia ka rene ne sy serish Bernada Rreshpja me 19 pike te shenuar dhe pas saj vijne Anisa Musaja me 18 dhe Anisa Bokrina me 14. Pas kesaj jave, ekipi shkodran ka forcuar edhe me shume pozitat e tij ne vendin e katert ne renditje duke pritur tashme fazen play-off./SHKODRA-SPORT.COM/