Vllaznia ne basketboll per femra ka marre sot nje fitore shume te rendesishme, e cila e fut ate ne rrugen e saj te pretendimeve per te qene ne mes kater skuadrave me te mira te kampionatit qe do te luajne ne fazen play-off.
Ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj ka luajtur ne Tirane ndaj ekipit te Studentit, nje rival direkt i tij dhe ka fituar me rezultatin 61-41. Nje fitore kjo me shume vlere qe do ta ndihmoje ate ne ecurine e metejshme ne kampionat.
Duhet thene se ka qene nje ndeshje e dominuar pergjithesisht nga Vllaznia e cila e ka kontrolluar avantazhin nga fillimi e deri ne fund. ka spikatur sidomos me lojen ne mbrojtje duke ia bere te veshtire te kundershtarit depertimet ne zone.
Fitorja me 20 pike diference do ta ndihmoje skuadren kuqeblu te jete superiore jo vetem per momentin ne renditje ndaj Studentit, por edhe per perballjen e fazes se dyte ne Shkoder. Me kontigjentin qe ka ekipi shkodran ne dispozicion, kuptohet qe objektivi i tij eshte te renditet ne mes kater me te mirave te kampionatit.
Per momentin nje objektiv i tille duket mese i arritshem dhe shpresat jane qe pse jo gjate janarit te kete ndonje nderhyrje ne merkato nese ne skene del ndonje dashamires per te sponsorizuar dhe nese ndodh keshtu, padyshim qe do te pretendohet edhe per me shume./SHKODRA-SPORT.COM/