Mes problemesh dhe mungesash lojtareve me pervoje, Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka nisur me fitore kampionatit, madje me fitore te thelle teksa ka mundur me shifrat 98-47 ekipin e Skenderbeut.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte shoqeruar me nje dominim absolut te basketbollisteve kuqeblu te drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi.

Ne perioden e pare jane fiksuar shifra 23-9, nderkohe qe rezultati ka ardhur duke u thelluar edhe me shume ne te dyten qe eshte mbyllur me rezultatin 22-7 dhe ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 29 pikesh ne favor te Vllaznise.

Djemte kuqeblu kane dominuar edhe ne dy periodat e tjera te ndeshjes qe jane mbyllur 30-22 dhe 23-9. Ne kete menyre i gjithe takimi ka rregjistruar rezultatin 98-47, pra nje diference prej 51 pikesh ne favor te ekipit shkodran.

Per te, pikeshenuesi me i mire i ndeshjes ka qene Redi Rakaj me 24 pike te shenuara, e pas tij Elian Memçaj me 15 pike, Craig Lamont Saab me 13, Veton Gjeçaj dhe Edon Kuçi nga 12 pike, Elidon Bitri 10, Antonio Shabani 8 dhe Rajen Mbiarra e Sead Kopliku nga 2 pike./SHKODRA-SPORT.COM/