Beselidhja ne basketboll per meshkuj e ka nisur edhe kampionatin me fitore. Pas suksesit ne Kupen e Federates ku u shpall fitues, ekipi lezhjan pasditen e sotme ka luajtur ne Durres ndaj Teutes ndeshjen e pare te kampionatit te cilen e ka fituar me rezultatin e paster 90-67.

Qe ne sekondat e para te takimit eshte verejtur dominimi i djemve te drejtuar nga trajneri Afrim Bilali te cilet e mbyllin perioden e pare ne shifrat 24-16 ne favorin e tyre.

Perioda e dyte ka me shume rivalitet sepse edhe durrsaket tentojne te rikthejne barazpeshen por kete e bejne vetem ne kete 10 minutesh qe mbyllet ne barazim 20-20, megjithate dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 8 pikesh ne favor te Beselidhjes.

Teuta vazhdon perpjekjet e saj edhe ne perioden e trete te cilen e fiton 23-19 dhe arrin ta ngushtoje distancen ne vetem 4 pike, çka te le te kuptosh se sfida eshte hapur, por nuk do te ndodhte keshtu. Ne te katert ne fushe eshte vetem Beselidhja.

Ajo fiton kete periode 27-8 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 90-67. Per Beselidhjen ka shkelqyer Blake Charles Marquardt i cili ka shenuar plot 23 pike ne kete ndeshje e pas tij Eldi Hysa me 19 pike, Julian Hamati me 18 etj. Ne kete ndeshje ka luajtur disa minuta edhe basketbollisti shkodran Robert Shestani qe vjen pas nje demtimi dhe ai shenoi 3 pike duke kontribuar ne fitoren e skuadres lezhjane qe ne kete menyre e nis kampionatin me fitore./SHKODRA-SPORT.COM/