KF Murlani eshte mundur sot me rezultatin 2-1 ne Kuçove nga Naftetari, ne nnje ndeshje qe eshte shoqeruar me probleme, megjithate tek skuadra e drejtuar nga Vahedin Pepaj, ka ende shpresa per nje fitore te kesaj perballje. Por kete here, ne tavoline.

“Shkodra Sport” meson se drejtuesit e kesaj skuadre pretendojne qe Naftetari ka bere gabim ne aktivizimin e nje futbollisti dhe pasi kane vene ne dijeni edhe delegatin e ndeshjes, sipas rregullores do te bejne edhe kerkesen ne Komisionin e Disiplines per fitoren e ndeshjes ne tavoline 3-0.

Arsyeja? Ne protokollin e ndeshjes futbollisti Agwai ka qene i rregjistruar me numrin 15, por ne fushen e lojes per 90 minuta me rradhe, ka mbajtur numrin 22. Ne kete menyre bazuar edhe ne piken 46.2 te Kodit te Disiplines sportiv, kjo eshte nje shkelje e rregullores dhe per kete arsye, Murlani kerkon fitoren e ndeshjes ne tavoline.

Tashme pritet mbledhja e Komisionit te Disiplines dhe vendimi qe do te marre. E drejta duket se eshte ne anen e Murlanit sepse kemi te bejme me nje shkelje te hapur te rregullores, per te cilen eshte ne dijeni edhe delegati i ndeshjes.

Sa i takon kronologjise se ketij takimi, Naftetari kaloi i pari ne avantazh me ane te futbollistit Saraçi ne minuten e 26-te. Por nderkohe ne minuten e 27-te portieri i Murlanit Tafa eshte ndeshkuar me karton te kuq dhe skuadra ka mbetur me 10 futbolliste ne fushen e lojes.

Megjithate perpjekjet per te barazuar nuk kane reshtur dhe ne minuten e 84-te ka qene Brilant Hasaj qe ka kthyer ne gol nje 11-metersh te akorduar per Murlanin duke barazuar shifrat. Por ne minuten e 95-te arbitri i takimit ka akorduar nje penallti te dyshimte per vendasit qe eshte shnderruar ne gol serish nga Saraçi dhe gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per Naftetarin.

Tashme duhet pritur vendimi i Disiplines nese do t’i jape te drejte apo jo KF Murlanit ne ankesen e tij, megjithese te gjithe pjestaret e tij jane te bindur se kundershtari ka bere nje shkelje te rregullores dhe do t’u takoje atyre fitorja ne tavoline./SHKODRA-SPORT.COM/