Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Vllaznia mund Apoloninë dhe i merr vendin e tretë në renditje

BASKETBOLL/ Vllaznia mund Apoloninë dhe i merr vendin e tretë në renditje

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka mundur edhe Apoloninë, një tjetër rivale e saj dhe i ka marrë njëkohësisht edhe vendin e tretë në renditje. Sfida në mes këtyre dy ekipeve është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe është fituar nga vendasit me shifrat 79-75.

Ndeshja është shoqëruar me një rivalitet të fortë. Perioda e parë do të fitohej nga Vllaznia në shifrat 22-19 e po ashtu edhe e dyta 20-18 duke shkuar kësisoj në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej pesë pikësh në favorin e saj.

Kaq ka mjaftuar që në 20 minutat e tjera të ndeshjes, basketbollistët kuqeblu të administronin këtë avantazh. E treta do të mbyllej 18-17 për fierakët, ndërsa e fundit në shifrat e barabarta 20-20 dhe kësisoj i gjithë takimi mbyllet me fitoren e Vllaznisë në shifrat 79-75.

Me këtë fitore ajo ngjitet në kuotën e 23 pikëve duke qenë tashmë e treta në renditje, ndërkohë që Apolonia zbret në të katërtin me një pikë më pak. Tirana ndodhet në vendin e dytë me një pikë më shumë se Vllaznia dhe objektivi i kësaj të fundit është pikërisht ky, t’i marrë vendin bardhebluve.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments