Vllaznia mundi te shtunen edhe rivalen e saj kryesore dhe tashme ecen e sigurte drejt titullit te tete kampion rradhazi. Ndeshja e luajtur ne Fier ndaj Apolonise ka patur peripecite e veta megjithate vajzat kuqeblu ne fund ia kane dale.

Zevendestrajneri i ketij ekipi Arben Parmeza ne nje interviste per “veriusport.al” eshte ndalur tek disa problematika te kesaj ndeshje, por nga ana tjeter ka theksuar se Vllaznia tashme eshte thuajse kampione e vendit dhe pret vetem zyrtarizimin.


Profesor Parmeza, kaluat një provë të vështirë në transfertën fierake duke mundur një rival direkt si Apolonia, si shkoi ndeshja?

Realisht, Apolonia është ekipi i dytë që na ndjek në kampionat. Përpara kësaj ndeshje, diferenca me këtë skuadër ishte në 5 pikë dhe tashmë pas fitores direkte me të diferenca shkon në 8 pikë dhe pothuajse jemi kampion të Shqipërisë, vetëm duhet të respektojmë ndeshjet e radhës dhe të presim ditën kur do të kurorëzohemi zyrtarisht kampionë.


Një rezultat i ngushtë, por sipas informacionit ka pasur edhe jo pak probleme organizative kjo ndeshje
..

Mund të them se ishte një ndeshje deri diku e luajtur fort, por për ne ishte një fitore e radhës që na karakterizon në kampionat, pasi ne jemi ekipi që po fitojnë sistematikisht. Jemi ekipi që po luajmë futboll dhe po prodhojmë futboll, por përsa i përket takimit duhet thënë se nuk ishte aspak Fair Play.

Një fushë ku u luajt ndeshja që ndoshta nuk i përmbush kërkesat për një ndeshje normale, një tifozllëk shumë i ashpër dhe shumë i egër dhe një arbitrim aspak i mirë që nuk i shkoi fare nivelit të takimit.


E rëndësishmje është që pas kësaj fitoreje ndaj një rivali direkt, mund të themi se Vllaznia është kampione?

Jemi me 8 pikë diferencë me kundërshtarin, Apoloninë, kanë mbetur edhe 7 javë kampionat dhe ndeshjet më të vështira dhe të konsideruara rival direkt i kemi konsumuar, prandaj themi se do të respektojmë kampionatin. Tashti, objektivat e Vllaznisë janë ato që kanë qënë, ku përpos fitimit të titujve të rrisim sa më shumë këto vajza nga ana profesionale dhe padyshim, objektivi madhor i joni janë Kupat e Europës.


Ndërkohë, në prag është edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, ku përsëri ballafaqoheni me Apoloninë…

Po, është e vertet, do të takohemi përsëri me ekipin fierak, objektivi është i qartë për të fituar dy trofetë, Kupë dhe Kampionat. Jemi të vetëdijshëm për një ndeshje sa më të mirë dhe rezultative dhe shkojmë me objektiva të qarta për ta fituar këtë kupë.