Atë që nuk e bënë basketbollistët e rritur, të cilët u mundën në finale nga Tirana duke humbur titullin kampion, e bënë basketbollistët e rinjë, të cilët munden në finale mesditen e së hënës ekipin e Tiranës me rezultatin 96 me 70. Një sukses ky i merituar i basketbollistëve të rinjë që nën drejtimin e trajnerit pasionant, ish basketbollistit të njohur shkodran, Roland Koka u shpallën kampion të Shqipërisë për sezonin sportiv 2016-2017, titull ky që është i gjashti që fitohet nga ana e trajnerit Koka.

Ballafaqimi në fjalë i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës nën shoqërinë e një interesimi ta madh nga ana e tifozërisë kuqeblu është karakterizuar nga një lojë shumë e bukur nga të ekipet finaliste. Ato që kanë vendosur në suksesin e skuadrës kuqeblu kanë qënë perioda e parë dhe ajo e fundit, me avntazhin e të cilave 29-16 dhe 24-16, Vllaznia siguroi udhëheqjen e rezultatit përkundrejt dy priodave të mesve të fituara nga Tirana me diference të vogël pikësh, 21-22 e dyta dhe 22-24 e treta. Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarëve të ndeshjes, Hans Trajer nga Shkodra dhe Andi Bejko nga Tirana ka fiksuar rezultatin 96 me 70 në favor të Vllaznisë duke bërë që në fushë dhe në shkallët e pallatit të sportit të shpërthente entuziasmi i festimit të titullit kampion. Në ceremoninë e mbylljes ku asistonte numri një i Federatës Shqiptare të Basketbollit, shkodrani Korab Llazani si dhe shkodrani tjetër, Ilir Taflaj në cilësinë e antarit të krysisë së federates, kapiteni i Vllaznisë Rrashketa ka marrë në dorëzim trofeun e titullit kampion.Krahas trajnerit Roland Koka që ka një meritë të madhe në drejtimin me kompetence të ekipit të të rinjëve prej disa vitesh, suksesi i arritur në këtë edicion i detikohet edhe vete basketbollistëve, Rrashketa, Peraj, Tinaj, Kuçi, Bitri, Marku, Tugu, Gjyrezi, Zefi, Pelinku, Selhani, Vokrri, etj, që duke i shtuar edhe emra të tjerë si vëllezërit Lekndreaj, Rakaj, etj që sot janë në gjirin e ekipit të parë janë garanci për të ardhmen e bsketbollit shkodran.
© shkodrasport.com