Lajm i mirë për basketbollistin shkodran Celis Taflaj. Që nga dita e sotme ai është zyrtarisht lojtar i ekipi italian “Viola Basket” që merr pjesë në kategorinë A2 të basketbollit italian. Lajmin e ka bere te ditur vete klubi italian permes faqes se tij zyrtare. I datëlindjes 12.3.1998, Celis ka lindur në Shkodër por prej disa vitesh ai luan në shtetin fqinj me ekipet e moshave të Bottegone Basket S.Angelo dhe Pistoia Basket 2000 ku ka rënë në sy për vlerat që ka paraqitur. Jo më kot, tashmë që ai ka mbushur 18 vjeç, ishtë vënë në shënjestër të disa ekipeve por në fund ka fituar oferta e kalabrezëve të ekipit Viola me të cilët ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje deri më 30 qershor 20190.

Taflaj është 2.01 metra i gjatë dhe luan në pozicionin qendër. Një lojtar që ka natyrisht pritet të ketë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në të ardhmen. Për më tepër që ai është edhe prej disa vitesh pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë ku fillimisht ka qenë pjesë e kombëtares U-16 ku në ndeshjet e Kampionatit Europian të zhvilluara në gusht të vitit 2014 në Maqedoni ka patur një mesatare prej 23.6 pikësh për ndeshje, 7 rbs dhe 1.7 ass. Ndërkohë me kombëtaren U-18, në Kampionatin Europian të zhvilluar të Austri në gusht 2015, ka patur këto të dhëna: 18.9 pikë, 4.6 rbs dhe 1.6 ass. Tashmë ai është pjesë e Kombëtares U-20 dhe në ndeshjet e zhvilluara vitin e kaluar në Hungari ka patur këto të dhëna: 16.3 pikë, 4.6 rbs dhe 2 ass, ndonëse në atë vit ishte vetëm 17 vjeç kur luante. Këto janë tregues se kemi të bëjmë me një lojtar shumë cilësor dhe që ka për të bërë një karrierë shumë të suksesshme. Celis kujtojmë që është djali i Ilir Taflajt, anëtar i kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe një ish- basketbollist i Vllaznisë.
Gjergj KOLA