Afrimi i ditës kur në Rio de Zhaneiro do të nisin Lojërat Olimpike sigurisht që ka shtuar edhe ankthin e atyre sportistëve të cilët ende përfundimisht nuk e kanë të sigurtë nëse do të jenë të pranishëm ose jo në këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Ajo për të cilën do të shkruajmë është një ankesë që prindi i një sportisteje shumë të talentuar, notares shkodrane Noel Borshi, ka bërë në gazetën tonë. Arsyeja është sepse sipas tij, Federata Shqiptare e Notit ka bërë një përzgjedhje të gabuar të sportistes që do të përfaqësojë vendin tonë në këto Lojëra. Në letrën e tij ai ka shpjeguar gjithçka duke akuzuar edhe për ndërhyrje të qëllimta me qëllim moslejimin e Noelit për të shkuar në Brazil. Ja çfarë shkruan ai në letrën e tij:

Të nderuar sportdashes ne pergjithesi dhe  të notit ne veçanti.
Unë që po shkruaj, quhem Arben Borshi, dhe jam babai i notares Noel Borshi, e cila aktualisht është mbajtëse e 9 rekordeve shqipetare nga 17 gara individuale per te rritura të mundeshme, e cila ka perfaqsuar vendin tonë në not që nga Kampionati Botëror i Shanghai-t e deri në maj të ketij viti ne Kampionatin Europian në Londër.
Këtë vit, që do të zhvillohet Olimpiada e Rio-s, si dhe 4 vjet më parë, vjen në postën elektronike (e-mail) thirrja nga Federata Shqipetare e Notit ( me saktesisht nga kryesia e federatës ) me ane të së cilës kërkohej që vajza ime të prezentohej mbrenda dt 3 korrik 2016 në Tiranë mbasi ishte perzgjedhur për të perfaqsuar vendin tonë në Olimpiadë.
Mbas tre ditësh, pra me dt 1 korrik, vjen nje e-mail i dytë i cili më njofton se nuk do jetë më Noeli notarja që do shkojë në olimpiadë, por Nikol Merizaj, sepse nje “komision teknik” i zgjeruar (po citoj fjale per fjale mesazhin që më kanë derguar) ka vendosur kështu.
Kërkoj menjëherë spjegim dhe mbi çfarë kriteresh ishte marrur vendimi i parë dhe i dyti , që hidhte poshtë vendimin e parë. Nuk vjen asnjë përgjigje deri me dt 4 korrik kur mbas një e-maili tjeter për sqarim nga ana ime te dërguar edhe Komitetit Olimpik Shqipetar, vjen edhe “sqarimi”i federatës te notit e cila thotë se vendimi i komisionit teknik ishte bazuar tek pikët FINA të dy notareve: Noelit dhe Nikol që simbas tyre rezultojshin të njëjta :
Nikol Merizaj 659 + 657=1316 pikë FINA (përkatësisht në 100m/200m stil të lirë në garat e Kampionatit Europian në Londër ),
Noel Borshi 664+652=1316 pikë FINA (përkatësisht ne 100m flutur me 2 prill në Civitavecchia-Itali dhe 21 prill 2016 ne Riccione-Itali.
Duke qenë në keto kushte pikësh të barabarta dhe duke u nisur nga fakti se notarja Nikol Merizaj ka pasur një permiresim kohësh ne garat e fundit, ndersa Noel Borshi ka pasur nje ramje, ne krahasim me garat e nje viti me parë ne Kazan (RUS), dhe duke pasur para sysh se Nikol Merizaj është dy vjet më e re se Noel Borshi, (qe eshte 20 vjeçe) ftesa per ne Rio i akordohet Nikol Merizajt.
Po ta shohesh me sy te parë, mund të krijojsh idenë se cdo gjë është ne rregull. Por po ta analizojsh pak, kupton se ketu s’ka asgjë në rregull. Them keshtu jo sepse jam person i interesuar dhe i “demtuar” nga ky veprim, por sepse është e vërteta. E vërtetë ashtu siç po jua spjegoj më poshtë.
1-Në faqen zyrtare te FSHN nuk ka as edhe nje shenjë që të bën të mundur leximin e një rregulloreje apo statuti, ku mund të gjesh rolin dhe forcen që ka nje “komision teknik” dhe ne çfarë rastesh ky komision ndërhyn.
2-nuk ka asnje shenjë ku të kuptosh se mbi çfarë kriteresh perzgjidhen notarët që do te perfaqsojne vendin tonë ne Olimpiadë apo edhe ne evente tjera ndërkombëtare.
3 Edhe te dhënat mbi garat e zhvilluara nga Noeli janë të pasakta. Simbas “fjalëve” të federatës se notit merren per bazë dy garat më të mira në një periudhë 6 mujore(kur FINA, federata boterore e notit, ku edhe ne bejme pjese, ka caktuar periudhen 1 mars 2015 deri 3 korrik 2016 si periudhe brenda te ciles duhet te realizohen kohet qe te japin te drejten e pjesmarrjes ne olimpiade) 1 janar 2016 30 qershor 2016. Kjo është një “rregull” e shpikur nga federata shqipetare sepse ne asnjë dokument zyrtar të FINA( federta boterore e notit) LEN(federata europiane e notit) ku vendi yne është anëtar tek te dyja, nuk gjindet nje nen apo artikull që të mund të bëhet referimi(hapni faqen zyrtare të seicilit dhe shikoni rregulloret). Jo vetem kaq, por asnjë shtet anëtar i këtyre organizmave sportive, nuk cakton notarët qe përfitojnë ftese per Olimpiaden, ne bazë të moshes se re apo te formës sportive, përndryshe TABELA E PIKEVE FINA nuk do ishte e nevojëshme.
Edhe duke “pranuar” me pahir këtë kriter të federatës sonë, të bazuar ne vendime arbitrare te parregulluara nga nje STATUT APO RREGULLORE jo konform me rregulloret e organizatave ku Fedrata Shqiptare e Notit ben pjesë, përsëri ka “pasaktësi “. Sepse garat që Noel Borshi ka zhvilluar mbrenda ksaj periudhe kohore prej 6 muajsh, simbas federates, nuk jane pasqyruar në tavolinën e “komisionit teknik”( me qëllim ).
Në fakt, ne garat e rajonit të Lazio-s të zhvilluara me dt 15 qershor 2016, ne Rome  *( pra brenda periudhës të caktuar nga federata shqipetare e notit ) Noeli ka garuar ne garën 200mt stil të lirë me kohën 2:09,34 me 667 pikë FINA, kohë kjo që është nje rekord i ri per notin shqipetar per femra, rekord që i përkiste po Noelit. Pra për te mbledhur dy numra mendoj se nuk ka nevojë për “llogarites elektronik” dhe të shifet se shuma e pikëve të Noelit është me e madhe se ajo e Nikol Merizajt.
 
Tani këtu ka pak per t’u justifikuar, pasi ky veprim është një shkelje flagrante e rregullores te FINA-S, por nga ana tjetër është edhe një shkelje po aq flagrante të asaj që Federata Shqipetare e Notit i thotë normativë. Nuk besoj se ka vend per justifikim. Kur shkelet edhe “normativa” e veteshpallur e tille.
Me vjen keq që noti, ky sport kaq fisnik dhe kaq i bukur, të përjetojë ngjarje të tilla, ku për motive te dobëta, e jo për arritje sportive, nje grup njerëzish, vendosin kundra edhe atyre rregullave që vetë pretendojnë se i kan vënë, duke dëmtuar nje notare ne favor te nje tjetre. Në botën e qytetëruar, nuk lejohen të tilla ngjarje, biles janë kaq absurde sa që edhe nuk arrijnë t’i kuptojnë.
Unë si prind por edhe Noeli si notare, nuk kemi asgjë kundra Nikol dhe familjes te sajë. Bile ato të dyja janë shoqe sepse kanë ndarë te njejten dhomë si ne Kazan ashtu edhe në Londër.
Kjo qe i ka ndodhur Noelit, bie ne kundershtim te plote edhe me “trumbetimin e KOKSH per VLERAT OLIMPIKE tek te rinjte. Cilat vlera?
Dhe po të rrimë “urtë”, nesër mund t’i ndodhin ndonjerit nga juve, ajo që i ndodhi Noelit. U zgjata pak, por deshiroja ta beja publike këtë PADREJTESI.
Per çdo paqartesi, per sa me siper kam shkruar, jam i gatshem me dokumenta qe vertetojne aq sa un kam shkruar.
Me respekt Arben Borshi”