Florent Hasani tashmë është një lider te Tirana. Futbollisti është pjesë e Tiranës prej këtij sezoni, duke shënuar 3 gola dhe dhënë tri asiste në 12 takime. Rendimenti pak a shumë është i njëjtë me Xhixhën, me përjashtim të golave, që për të janë vetëm 3.

Në Kukës, Hasani dha asistin e golit. Në sfidën me Egnatian, kosovari shënoi vetë gol, duke hipotekuar fitoren e Tiranës. Në sfidën e tretë të sezonit, atë me Vllazninë, dha sërish asist, ndërsa ndaj Teutës shënoi gol.

Më pas derbi, Laçi ku dha asist dhe tani goli i rëndë me Bylisin, duke u treguar shumë i zgjuar, teksa të gjithë vraponin pas Xhixhës ai ia doli të rrokë shansin.

Duke parë statistikat, duket qartë se Tirana është e varur nga Hasani, por edhe Xhixha. Sa herë që ata shënojnë Tirana fiton, dhe e anasjellta. Seferi është harruar shpejt, ndërsa nga ana tjetër, Hasani po bëhet vendimtar për mënyrën e lojës.

është harmonizuar me ekipin në çdo detaj. Mund të luajë në disa pozicione të sulmit. Tej të gjithave, me dyshen Hasani-Xhixha Tirana është ende kompetitive në repartin e sulmit.