Dejan Stankoviç është zyrtarisht trajneri i Crvena Zvezdës në Beograd. Ish-mesfushori serb i Interit, i cili vitet e fundit ka punuar në akademinë e zikaltërve, ka vendosur që të pranojë ofertën që i erdhi nga vendlindja për të drejtuar klubin e kryeqytetit.
Në konferencën e prezantimit para mediave, ai ka zbuluar edhe se si kishte qenë reagimi i Zhoze Murinjos, një trajneri që merr si shembull, kur ky i fundit mësoi se Stankoviç do ulej në pankinën e një klubi.
“Jam rritur te Crvena Zvezda. E di se cila është pesha e këtij posti. Sigurisht që do të ketë shumë emocione por do të mundohem t’i lë mënjanë. Sa më pak emocione të ketë, aq më i qartë do të jem për të drejtuar skuadrën. Do të ndërtoj stilin tim. Kam punuar me shumë trajnerë, kam marrë mjaft sekrete prej tyre. Nga Murinjo do të dëshiroja të kisha personalitetin.
Në kemi një grup në Whatsapp me të gjithë fituesit e “Triplete” me Interin. Zhoze Murinjo, kur mësoi se do të bëhesha trajner, i ra pika. Kam folur edhe me të, edhe me “kumbarin” tim, Sinisha Mihajloviç”, zbuloi ish-mesfushori serb. /vipsport/