James Rodriguez është i huazuar nga Real Madrid për dy sezone. Klubi bavarez ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit, por siç bëjnë me dije mediat në gjermani drejtuesit nuk do të aktivizojnë të drejtën e blerjes.

James Rodriguez nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe në shumë ndeshje ka përfunduar në stol.Në këtë mënyrë, kolumbiani do të rikthehet sërish në Madrid.

Për të ka interesime nga shumë klube të tjera dhe Juventusi është skuadra më e interesuar për të marrë shërbimet e tij. Tashmë ngelet për t’u parë se kush do të jetë e ardhmja e tij.

Por nderkohe me ndryshimet e pesuara se fundi tek Reali, nuk perjashtohet mundesia qe te qendroje edhe ne Madrid megjithate deri ne vere mund te kete shume ndryshime.