Ndryshe nga Vllaznia U-19, ajo U-17 nuk ka arritur dot të dalë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kjo ngaqë nuk arriti dot të kalojë Kukësin ndaj të cilit u mund me 11-metërsha. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kamëz, koha e rregullt ka përfunduar në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht nga Barbullushi për Vllazninë dhe pas pak minutash barazoi Bytyçi për kukësianët.

U mendua se do të kishte edhe gola të tjerë por nuk ka ndodhur kështu dhe kësisoj të dy ekipet iu drejtuar pikës së bardhë të 11-metërshave për të shpallur fituesin e kësaj ndeshje. Pas gjuajtjes së tyre ka qenë Kukësi që ka fituar 4-2 duke u kualifikuar për në turin tjetër.

Vllaznia kësisoj detyrohet të hapë krahun ndonëse u mendua në pamje të parë një ndeshje e lehtë ndaj këtij kundërshtari por nuk ka ndodhur kështu. Tashmë kuqeblutë duhet të fokusohen tek kampionati ku mbajnë vendin e parë në renditje.
© shkodrasport.com